Supremja shfuqizon vendimin e Sveçlës: Patentë-shoferët nuk mund të mbahen nga Policia më shumë se tetë ditë
Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 30 October 2026
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili parashihte që patentë-shoferi t’i kthehej qytetarit vetëm pas përfundimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.
Ky vendim është marrë pas padisë së paraqitur nga 28 paditës kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, të cilët kishin kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të këtij udhëzimi administrativ.
Në arsyetimin e vendimit, Gjykata Supreme ka sqaruar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga Policia dhe masa mbrojtëse që ndalon drejtimin e automjetit janë dy çështje të ndryshme juridike, të cilat nuk mund të trajtohen si e njëjta masë.
Sipas nenit 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Policia ka të drejtë ta mbajë përkohësisht patentë-shoferin, por jo më gjatë se tetë ditë.
Për rrjedhojë, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e dokumentit deri në përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo edhe dymbëdhjetë muaj, bie ndesh me dispozitat ligjore.
Supremja ka theksuar se përmes një akti nënligjor nuk mund të zgjerohen kompetencat që përcaktohen me ligj dhe as të vendosen kufizime shtesë për qytetarët pa bazë ligjore.
Vendimi bën dallimin mes kthimit fizik të patentë-shoferit dhe të drejtës për të drejtuar automjetin. Kthimi i dokumentit nuk nënkupton se qytetari mund të drejtojë automjetin gjatë kohës kur ndaj tij është ende në fuqi masa e ndalimit./Gazeta Infokus

T� tjera
-
PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të zhvillojë konferencë p...
-
Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi pas paraqitj...
-
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Pol...
-
LDK në Deçan akuzon drejtorin e Shërbimeve Publike për gjuhë fyese dhe kërcënime ndaj asamblistit Ardian Binakaj
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Deçan ka reaguar ndaj drejtorit të Shër...
-
Peja në protestë për Arlinda Zekajn, në mesin e protestuesve edhe familjarët e saj
Ka nisur në Pejë protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ...
-
LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i policisë pas rastit të Arlinda Zekaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dorëheqjen e Gazmend Hoxhës n...
-
Raportohet se Përparim Rama do të intervistohet nga Prokuroria Speciale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të intervistohet nga Prokuroria Spec...
-
Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance...
-
Vuçetaj u ankua pas suspendimit, KPK-ja i kthen përgjigje: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Pr...
-
Tetë raste të dhụnës në familje, sụlmohen dy të mitura – një nënë me foshnjën përfundon në strehimore
Tetë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orësh...
-
Festa e Nëntorit në ETC
Festa e Nëntorit në ETC Çmime Magjike, Kursime Fantastike! Festa e Nëntor...
-
Vra*sja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...

































