Tetë raste të dhụnës në familje, sụlmohen dy të mitura – një nënë me foshnjën përfundon në strehimore
Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 30 October 2026
Tetë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në shtatë komuna të vendit.
Rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Istog, Klinë, Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në mesin e personave të përfshirë si viktima janë edhe dy vajza të mitura dhe një foshnjë.
Dy nga rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë. Në rastin e parë, më 29 tetor, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“I dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Po në Fushë Kosovë, dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga vëllezërit e tyre, të cilët ndodhen në arrati.
“Është raportuar rasti ku viktima janë dy femra të mitura femra, të cilat janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezërit e tyre). Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.
Një tjetër rast është raportuar në Prishtinë, ku një grua është larguar nga shtëpia së bashku me foshnjën e saj, dyshohet nga ish-bashkëshorti.
“Është raporton se ish bashkëshorti, e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën e saj. Viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Në Ferizaj, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij më 26 tetor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Istog, një çift bashkëshortësh, të dy shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.
Në Klinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën kishte bashkëjetuar. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Edhe në Pejë është raportuar një rast i kanosjes dhe ngacmimit, ku viktimë është një grua, e cila ka deklaruar se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, është ngacmuar dhe kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Për këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.
Rasti i fundit është regjistruar në Gjakovë, ku një grua dyshohet se është keqtrajtuar nga i dashuri i saj.
“Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Nga tetë rastet e evidentuara, në gjashtë prej tyre të paktën një person është dërguar në mbajtje, ndërsa në dy raste nuk raportohet për persona të arrestuar./Gazeta Infokus

T� tjera
-
PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të zhvillojë konferencë p...
-
Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi pas paraqitj...
-
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Pol...
-
LDK në Deçan akuzon drejtorin e Shërbimeve Publike për gjuhë fyese dhe kërcënime ndaj asamblistit Ardian Binakaj
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Deçan ka reaguar ndaj drejtorit të Shër...
-
Peja në protestë për Arlinda Zekajn, në mesin e protestuesve edhe familjarët e saj
Ka nisur në Pejë protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ...
-
LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i policisë pas rastit të Arlinda Zekaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dorëheqjen e Gazmend Hoxhës n...
-
Raportohet se Përparim Rama do të intervistohet nga Prokuroria Speciale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të intervistohet nga Prokuroria Spec...
-
Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance...
-
Vuçetaj u ankua pas suspendimit, KPK-ja i kthen përgjigje: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Pr...
-
Supremja shfuqizon vendimin e Sveçlës: Patentë-shoferët nuk mund të mbahen nga Policia më shumë se tetë ditë
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragra...
-
Festa e Nëntorit në ETC
Festa e Nëntorit në ETC Çmime Magjike, Kursime Fantastike! Festa e Nëntor...
-
Vra*sja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...



































