Nga sul*met fizike te kërcënimet, tetë raste të dhu*nës në familje brenda një dite
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 30 October 2026
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar dhe evidentuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në disa qytete të vendit.
Sipas raportit të policisë, rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Istog, Klinë, Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në mesin e viktimave ka edhe dy të mitura dhe një foshnjë.
Dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë. Në rastin e parë, më 29 tetor, rreth orës 13:30, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, së cilës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në rastin e dytë, i cili është raportuar rreth orës 21:30, viktima ishin dy vajza të mitura, të cilat dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e tyre. Të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, ku ish-bashkëshorti dyshohet se e ka larguar nga shtëpia viktimën, së bashku me foshnjën e saj. Gruaja është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Në Ferizaj, më 26 tetor, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se e kishte kanosur bashkëshorten e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Istog, një çift, të dy shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, kurse gruaja është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në Klinë është raportuar një rast i dhunës në familje. Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën kishte bashkëjetuar. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Në Pejë, një grua ka raportuar se është ngacmuar dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar. Rasti mbetet nën hetime.
Rasti i fundit është raportuar në Gjakovë, ku një grua dyshohet se është keqtrajtuar nga i dashuri i saj. Sipas policisë, i dyshuari i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas intervistimit.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 29.10.2026 – 13:30. I dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 29.10.2026 – 16:00. Është raporton se ish bashkëshorti, e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën e saj. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Fushë Kosovë 29.10.2026-21:30. Është raportuar rasti ku viktima janë dy femra të mitura femra, të cilat janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezërit e tyre). Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti nën hetime.
KANOSJE&DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 26.10.2026-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR NË KUADËR TË DHUNËS NË FAMILJE
Istog 29.10.2026 – 15:35. Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur ndërmjet vete, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë (burri) dhe e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë (gruaja) të njëjtit kanë sulmuar njëri-tjetrin. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 29.10.2026 – 20:14. I dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër (me të cilën ka bashkëjetuar). I dyshuari është arrestuar, me urdhër të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
KANOSJE&NGACMIM/DHUNË NË FAMILE
Pejë 29.10.2026-11:30. Eshtë raportuar se viktima femër kosovare, është ngacmuar dhe kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 29.10.2026 – 19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar ( i dashuri). Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

T� tjera
-
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Pol...
-
LDK në Deçan akuzon drejtorin e Shërbimeve Publike për gjuhë fyese dhe kërcënime ndaj asamblistit Ardian Binakaj
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Deçan ka reaguar ndaj drejtorit të Shër...
-
Peja në protestë për Arlinda Zekajn, në mesin e protestuesve edhe familjarët e saj
Ka nisur në Pejë protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ...
-
LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i policisë pas rastit të Arlinda Zekaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dorëheqjen e Gazmend Hoxhës n...
-
Raportohet se Përparim Rama do të intervistohet nga Prokuroria Speciale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të intervistohet nga Prokuroria Spec...
-
Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance...
-
Vuçetaj u ankua pas suspendimit, KPK-ja i kthen përgjigje: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Pr...
-
Supremja shfuqizon vendimin e Sveçlës: Patentë-shoferët nuk mund të mbahen nga Policia më shumë se tetë ditë
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragra...
-
Tetë raste të dhụnës në familje, sụlmohen dy të mitura – një nënë me foshnjën përfundon në strehimore
Tetë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orësh...
-
Festa e Nëntorit në ETC
Festa e Nëntorit në ETC Çmime Magjike, Kursime Fantastike! Festa e Nëntor...
-
Vra*sja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Ambasada Amerikane për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioritet
Arlinda Zekaj është gruaja e cila u vra në mënyrë mizore nga kunati i saj, Al...

































