“Gjithmonë arsyetime për të mos dhënë llogari”- Leonida Molliqaj godet pushtetin pas vrasjes së Arlinda Zekajt: “SHKARKIM!”
Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 30 October 2026
Drejtoresha ekzekutive e organizatës QIKA, Leonida Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka kritikuar qëndrimin e pushtetit ndaj kërkesave për përgjegjësi, duke ironizuar arsyetimet për mosdhënien e dorëheqjeve.
“Kur vriten gratë, dorëheqja nuk është momenti i duhur. Kur kërkohet përgjegjësi, dorëheqja nuk i fuqizon gratë”, ka shkruar ajo.
Sipas Molliqajt, pushteti vazhdimisht gjen arsyetime për të shmangur përgjegjësinë.
“Për këtë pushtet, gjithmonë ka një arsyetim për të mos dhënë llogari, por kurrë një arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin”, ka theksuar ajo.
Reagimin e saj e ka përmbyllur me një kërkesë të drejtpërdrejtë:
“SHKARKIM!”
Ky reagim vjen në kohën kur protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe politike pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e grave nga dhuna./GazetaInfokus

T� tjera
-
Peja në protestë për Arlinda Zekajn, në mesin e protestuesve edhe familjarët e saj
Ka nisur në Pejë protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ...
-
LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i policisë pas rastit të Arlinda Zekaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dorëheqjen e Gazmend Hoxhës n...
-
Raportohet se Përparim Rama do të intervistohet nga Prokuroria Speciale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të intervistohet nga Prokuroria Spec...
-
Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance...
-
Vuçetaj u ankua pas suspendimit, KPK-ja i kthen përgjigje: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Pr...
-
Supremja shfuqizon vendimin e Sveçlës: Patentë-shoferët nuk mund të mbahen nga Policia më shumë se tetë ditë
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragra...
-
Tetë raste të dhụnës në familje, sụlmohen dy të mitura – një nënë me foshnjën përfundon në strehimore
Tetë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orësh...
-
Festa e Nëntorit në ETC
Festa e Nëntorit në ETC Çmime Magjike, Kursime Fantastike! Festa e Nëntor...
-
Vra*sja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Ambasada Amerikane për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioritet
Arlinda Zekaj është gruaja e cila u vra në mënyrë mizore nga kunati i saj, Al...
-
Nga sul*met fizike te kërcënimet, tetë raste të dhu*nës në familje brenda një dite
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar dhe evidentuar në raportin 24-...
-
Dy gabime në kopertinën e raportit: Rasti i Arlinda Zekajt ishte raportuar si dhu*në në familje
Dy gabime janë evidentuar që në kopertinën e raportit lidhur me rastin e Arli...



































