Lajme

Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 29 October 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës.

“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy