Rroga e 13-të, Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 29 October 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që t’ua bëjë të qartë shërbyesve civilë pwr pagën e 13-të.
Bajrami tha se është krijuar pritshmëria te rreth 83 mijë shërbyes civilë se, pas amendamentimit të Ligjit të Buxhetit, do të përfitojnë një pagë shtesë në fund të vitit.
Ajo pretendoi se ekzekutimi i pagës së 13-të më 31 mars të këtij viti, pa qenë e planifikuar në Buxhetin e vitit 2026, ishte i ndërlidhur me zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ministër, është krijuar opinioni dhe ka një diskutim të përgjithshëm te rreth 83 mijë shërbyes civilë se, me amendamentimin e Ligjit të Buxhetit, në fund të këtij viti do ta marrin pagën e 13-të. E kemi parë nga dokumentacioni se fondi për pagën e 13-të është fond të cilin ju do ta mbuloni për ekzekutimin e pagës së 13-të, të cilën e keni bërë më 31 mars të këtij viti. Ne e dimë të gjithë se cili ka qenë qëllimi. Më 31 mars, zgjedhjet e 7 qershorit veçse ishin shpallur dhe kjo ka qenë arsyeja pse ju, pa e planifikuar në Buxhetin e vitit 2026, e keni ekzekutuar një pagë të 13-të.”- deklaroi Bajrami.
Ajo theksoi se Murati e ka obligim t’i informojë qytetarët për këtë çështje, duke shtuar se pagesa e ekzekutuar më 31 mars i ishte atribuuar vitit 2025.
Bajrami pretendoi gjithashtu se qëllimi i ekzekutimit të asaj page kishte qenë “blerja e votave”.
“Çfarë po kërkoj unë sot është që ju të dilni dhe t’u tregoni qytetarëve se amendamentimi i këtij ligji nuk ua siguron pagën e 13-të për këtë vit, sepse të gjithë tanimë i kanë bërë planifikimet e tyre që, më së largu me pagën e dhjetorit, do ta marrin edhe një pagë ekstra.”
Pyetjes së saj iu përgjigj Murati, duke thënë se paga e 13-të ka qenë e paraparë dhe paguhet në fillim të secilit vit.
“E kam sqaruar më herët. Paga e 13-të ka qenë e paraparë më ligjin e buxhetit të këtij viti, që për vitin 2026 të paguhet në fillim vit. Pra paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm, paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Paga e 13-të do tëe paguhet në fillim të secilit vit.” /

T� tjera
-
“Nëse më gjen diçka…”, biseda me zë të dridhur e Arlindës me motrën e saj
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me ...
-
KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ...
-
Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm ...
-
Vra*sja e Arlinda Zekajt, prot*estë në Ferizaj
Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga insti...
-
Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën...
-
Hoti-Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministri...
-
Avokati i Popullit për rastin e Alrindës: Shteti dështoi
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlind...
-
Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!
Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albi...
-
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të pronon...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
-
Paga e 13-të, Murati: Punëtorët e RTK-së nuk janë në listën e Thesarit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizion...


































