Bajrami i kërkon Qeverisë t’u tregojë qytetarëve sa para humbi Kosova nga Plani i Rritjes
Autori: Gazeta inFokus
12:10 | 29 October 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë publike shumën e mjeteve që vendi mund t’i ketë humbur nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, për shkak të mosrealizimit të reformave brenda afatit të përcaktuar.
Bajrami ka thënë se Qeveria mund ta ketë tashmë raportin e Komisionit Evropian për vlerësimin e përmbushjes së reformave në kuadër të agjendës së reformave ekonomike, por se i njëjti nuk është bërë publik.
“Kam ngritur çështjen e humbjes potenciale të mjeteve nga Plani i Rritjes. Besoj që Qeveria, edhe pse s’po e bën publike, e ka raportin e Komisionit Evropian, për vlerësimin e përmbushjes së reformave, në kuadër të agjendës për reforma ekonomike. Kemi dëgju deklarata të ndryshme, nga zoti Zulfaj, edhe nga kryeministri Kurti, për humbjen potenciale, njëri thotë për rreth 60 milionë euro, tjetri thotë për 40 milionë euro. Kërkoj nga kabineti, t’iu tregojnë qytetarëve, se sa ka humbur Kosova, meqenëse gjashtë nga 13 reformat, nuk janë përmbushur, në afatin e 30 qershorit.”
Deputetja e LDK-së ka rikujtuar edhe periudhën e kaluar qeverisëse, kur Kosova ishte për 960 ditë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian.
“Mos të harrojmë që mandatin e kaluar, për 960 ditë, kemi qenë nën masa ndëshkuese nga Bashkësia Evropiane dhe janë qindra milion euro projekte të humbura dhe të shtyra, për shkak të mos koordinimit të duhur me akterë të BE-së.”

T� tjera
-
“Nëse më gjen diçka…”, biseda me zë të dridhur e Arlindës me motrën e saj
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me ...
-
KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ...
-
Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm ...
-
Vra*sja e Arlinda Zekajt, prot*estë në Ferizaj
Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga insti...
-
Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën...
-
Rroga e 13-të, Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar min...
-
Hoti-Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministri...
-
Avokati i Popullit për rastin e Alrindës: Shteti dështoi
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlind...
-
Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!
Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albi...
-
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të pronon...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
































