Lajme

E kanosi ish-bashkëshorti, gruaja kërkon ndihmën e Policisë në Pejë- i dyshuari ende në arrati

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 28 October 2026

Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27 tetor 2026, rreth orës 20:00.

“Është raportuar se viktima femër, është kanosur nga ish burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy