Lajme

Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 28 October 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fushë Prezë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45. Një 35-vjeçar, me inicialet Elvis Xhaferraj, dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin Skënder Alushi , 58 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën.

-Advertisement-

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy