Lajme

Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 26 October 2026

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj.

Ajo ka shprehur ngushëllime familjes Zeka, ndërsa ka thënë se këtë dhimbje e ka përjetuar.

“Ngushellime nga zemra familjareve te Arlindes. Si nene qe e kam perjetu dhimbjen me te madhe ne jete, humbjen e vajzes time nga krimi, e di mire se cfare do te thote kur ta marrin femijen e ta copetojne zemren pergjithmone. Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape.
Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy