Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Autori: Gazeta inFokus
16:21 | 26 October 2026
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendim më 16 tetor, përmes të cilit kishte caktuar masë mbrojtëse në periudhën kohore prej gjashtë muajsh për Arlinda Zekajn, e cila u vra të dielën nga kunati i saj me sëpatë.
Në vendimin e turpshëm, gjyqtari Kastrati, ia kishte aprovuar kërkesën e palës së mbrojtjes për urdhrin e mbrojtjes vetëm pjesërisht.
Sipas këtij vendimi, ishte lejuar që viktima dhe dhunuesi të jetojnë në një shtëpi me viktimën.
Ai e kishte caktuar një masë qesharake, sipas të cilës, bashkëshorti Jeton Syla, nuk i lejohet t’i afrohej viktimës në distancën prej dy metrash në shtëpinë ku jetonin, ndërsa në rrugë, qytet, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metrash.
“LËSHOHET urdhri për mbrojtje për palën e mbrojtur Arlinda Zekaj, me vendbanim në rr. ‘Vëllezërit Gërvalla’, nr. 12 Pejë, ashtu që: I NDALOHET palës përgjegjëse Jeton Sylaj, me vendbanim në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës, afrimi i palës së mbrojtur Arlinda Zekaj, me vendbanim në ‘Vëllezërit Gërvalla’ nr. 12, Komuna e Pejës, në distancë prej 2 metra ne shtëpinë është duke qëndruar tani pala e mbrojtur, në rrugë, qytet, fshat, shkolle dhe vendin e punës në distancë prej 20 metra, si dhe I NDALOHET në të ardhmen të ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike, të bllokojnë lëvizjen e viktimës, ofendojnë, shqetësojnë dhe kërcënojnë palën e mbrojtur”, thuhet në vendim.
Në pikën e dytë të vendimit, urdhërohet Jeton Sylaj që ta lejojë palën e mbrojtur, Arlinda Zekaj, të kthehet në shtëpi dhe “ta lejojë të shfrytëzojë shtëpinë të cilën e përdorin së bashku”, në Vitomericë.

Gjykata kishte marrë vendim edhe që kujdesi i fëmijës t’i besohej palës së mbrojtur, përkatësisht nënës së tij Arlinda Zekaj, “në mbajtje, përkujdesje, rritje dhe edukim”.
Disa orë para se të vritej, në një deklaratë në Polici, Arlinda Zekaj e kishte pyetur Policinë se “a duhet të më vrasë mua Jetoni që ju, Policia, atëherë ta arrestoni shizofrenin?”.
Kur shkoi në shtëpi, Arlinda Zekaj u vra me sëpatë nga kunati i saj, i cili gjendet në arrati.

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
































