Lajme

Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 26 Tetor 2026

Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lidhur me deklarimet e Policisë, duke kërkuar që institucionet të mos nxitojnë në arsyetimin e zyrtarëve të tyre pa u shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit.

Përmes një reagimi publik, Hoxha ka theksuar se rasti duhet të trajtohet me kujdes dhe se deklaratat e viktimës, të dhëna në polici pak para se të vritej, duhet të shqyrtohen nga organet kompetent.

“Nuk e di a duhet policia me pas kujdes kur jep prononcime, a me i arsyetu patjetër zyrtarët e vet!!!! Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!!”, ka shkruar Hoxha.

-Advertisement-

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha materialet përkatëse do t’i dorëzohen Kryeprokurorisë së Shtetit, duke vënë theks të veçantë te deklarata e viktimës, e dhënë në polici rreth gjysmë ore para se të vritej.

“Së paku kontrollone deklaratën e viktimës në polici gjysë ore para se mu vra… e shumë tjera”, ka shkruar avokatja.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy