Lajme

Arian Tahiri: Është nder për Kosovën që ta ketë Justina Shiroka-Pulën për Presidente

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 07 October 2026

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës.

Tahiri tha se Shiroka-Pula është propozuar nga deputetë të PDK-së dhe se ajo e ka pranuar këtë përgjegjësi me dëshirë, përgjegjësi dhe respekt.

“Është kërkuar që me pranu dhe e ka pranuar me dëshirë, me përgjegjësi, me respekt”, deklaroi Tahiri.

-Advertisement-

Ai e vlerësoi Shiroka-Pulën për bagazhin e saj akademik dhe politik, duke përmendur edhe angazhimin e saj të mëparshëm si ministre në Qeverinë Thaçi dhe deputete e PDK-së.

“Është nder për shtetin e Kosovës ta ketë presidente. Është profil bipartiak dhe emri i saj e ka gjetur mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Tahiri.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy