Lajme

Presidentja maqedonase uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj ngushtë me të

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 07 October 2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Kosovës.

Përmes një postimi në platformën sociale X, Siljanovska-Davkova ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me homologen e saj kosovare, duke vënë theksin te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, stabiliteti rajonal dhe rruga evropiane.

“Urime të sinqerta për prof. dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Si profesor koleg, pres me padurim të punoj ngushtë me të për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, promovimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Siljanovska-Davkova në platformën sociale X.

-Advertisement-

Ajo i ka uruar Shiroka-Pulës sukses të plotë gjatë mandatit të saj.

Ndryshe, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës mbrëmë me 81 vota në Kuvendin e Kosovës, pas së cilës bëri betimin para deputetëve.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy