Lajme

Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 07 October 2026

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, në shumicë dërrmuese, e mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e vendit për të avancuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy