Syla: 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës, një polic dhe 11 civilë
Autori: Gazeta inFokus
22:29 | 05 October 2026
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës, një prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë, raporton Ekonomia Online.
Syla ka thënë se shumica e të lënduarve janë ankuar për pasojat e gazit lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.
“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar në veprimet e gazit lotësjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar shtëpi”, theksoi ai.
Mjeku ka sqaruar se të gjithë personat e pranuar janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
“Po, sigurisht. Domethënë pas trajtimit marrë në Qendrën Emergjente, të gjithë janë lëshuar shtëpi”, u shpreh ai.
Syla ka thënë se nuk ka pasur lëndime të rënda dhe se kryesisht bëhet fjalë për lëndime të lehta, ku dominuan ato të shkaktuara nga gazi lotsjellës.
“Po nuk pat lëndime të rënda. Kryesisht janë lëndime të lehta. Domethënë lëndimet për shkak të gazit lotësjellës këtu janë, ato kanë qenë dominuese. Edhe janë trajtuar tek ne edhe në Klinikën e Oftalmologjisë dhe pastaj janë lëshuar shtëpi”, tha ai.
Sipas tij, të lënduarit kanë qenë të moshave të ndryshme, nga adoleshentë deri te personat rreth 40-vjeçarë.
“Zakonisht moshat janë të ndryshme. Prej atyre adoleshentë deri 40-vjeçar”, theksoi ai.
Ndërkaq, Syla ka sqaruar se Qendra Emergjente nuk është duke ofruar shërbime mjekësore në terren, pasi atje intervenimet i kryen Ndihma e Shpejtë, përkatësisht Emergjenca e Qytetit.
“Jo, ne nuk jemi duke ofruar shërbim në terren sepse atje trajtim ofron Ndihma e Shpejtë, Emergjenca e Qytetit. Ne ofrojmë shërbim vetëm në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, shtoi ai.

T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...






























