Lajme

Vazhdon përballja mes policisë dhe protestuesve, “UÇK, UÇK!” jehon në shesh

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 05 October 2026

Përplasja mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve para Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Protesta, e nisur gjatë paradites, ka marrë përmasa të tjera pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. Protestuesit nuk lejuan deputetët të largoheshin nga objekti, duke vendosur kordon para hyrjeve dhe duke rritur presionin.

Situata më pas eskaloi, ndërsa në vendngjarje ndërhyri Policia e Kosovës. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë ndaj turmës, ndërsa në shesh janë parë edhe tym e flakë.

-Advertisement-

Megjithatë, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë dhe nuk po zmbrapsen. Në mesin e tensioneve, në shesh vazhdon të dëgjohet thirrja “UÇK, UÇK!”.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vazhdojnë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në qendër të Prishtinës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy