Lajme

Çitaku: Është mbushur ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me forca policore, me urdhër të kujt

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 05 October 2026

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është mbushur ndërtesa e objektit me forca policore.

Ajo ka pyetur se me emër të kujt po bëhet kjo.

Ajo ka thënë se nuk po na godet askush, ka vetmen thirrje është të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara.

-Advertisement-

“Është mbushur ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me forca policore. Me urdhër të kujt? Për çka?

Nuk po na godet e sulmon askush. Ka vetëm një thirrje popullore: të votohet ligji për Dhomat e Specializuara. Në rrugë e në sheshe janë vajzat e djemtë tanë. Janë fëmijë të dëshmorëve. Janë të rinj e të reja që e duan Kosovën. Që e duan UÇK-në. Që kanë dalë të kërkojnë votimin e një ligji që tashmë është miratuar në parim me 91 vota. Albin, eja në Kuvend. Ta votojmë ligjin. Mos e eskalo situatën. Ta përmbyllim këtë çështje me votë, me përgjegjësi dhe me qetësi”, ka shkruar Çitaku.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy