“UÇK’në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK’ja”- Haxhiu nervozohet pse u propozua të hidhet në lexim të dytë projektligji për Specialen
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 05 October 2026
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin që shqyrtimi i tij të vazhdojë sot dhe votimi të bëhet nga ora 17:30.
Kërkesën e paraqiti deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i cili kërkoi mbështetjen e grupeve parlamentare për një mocion procedural që do të mundësonte shmangien e afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.
“Sot është ditë shumë e rëndësishme, jam mirënjohës për votën e secilit deputet për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Mirëpo, duke pasur parasysh që është edhe kohë urgjente edhe moment i rëndësishëm, në emër të grupit të PDK-së parashtroj mocionin procedural për shmangie të afateve të përcaktuara në Nenin 76 të Rregullores së Kuvendit për shqyrtimin e këtij projektligji”, tha Tahiri.
Ai propozoi që amendamentet për projektligjin t’i adresohen Komisionit për Legjislacion sot në orën 15:30, në mënyrë që procedurat të vazhdojnë brenda ditës.
Ndaj kësaj kërkese reagoi kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Ajo tha se mocione të tilla nuk parashtrohen ndërmjet pikave të rendit të ditës dhe përmendi një dakordim paraprak ndërmjet përfaqësuesve të VV-së dhe PDK-së.
“Vetëm po ju njoftoj që kështu midis pikave të rendit të ditës nuk bëhen mocionet, ky është rregull që në vazhdimësi e kemi zbatuar. Për shkak të respektit ua kalova fjalën, por nuk është në rregull që të ndërhyni midis pikave të rendit të ditës”, tha Haxhiu.
Ajo deklaroi se pas një takimi ndërmjet drejtuesve të VV-së dhe PDK-së ishte paraparë që të arrihej një dakordim për mënyrën e procedimit të çështjes.
Haxhiu e lidhi diskutimin edhe me procesin për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se është e rëndësishme që partitë të arrijnë marrëveshje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje për shkak të këtij procesi.
Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e procedimit të mocionit, duke thënë se me veprime të tilla po luhet me ndjenjat e protestuesve që po qëndrojnë para Kuvendit.
“UÇK-në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK-ja”, deklaroi Haxhiu.

T� tjera
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
































