Lajme

Dyshohen për vjedhje, Policia kërkon identifikimin e dy grave

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 05 October 2026

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Graçanicë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave që shihen në fotografi, të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Policia njoftoi se fotografitë janë publikuar me autorizim të Prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarët që kanë informacione për identitetin e tyre janë ftuar të kontaktojnë Policinë e Kosovës.

“Informacionet mund të dërgohen në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës”.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy