Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
Autori: Gazeta inFokus
22:29 | 03 October 2026
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, e cila shënohet më 3 tetor.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka rikujtuar historinë e ndarjes dhe ribashkimit të Gjermanisë, duke theksuar rëndësinë e 3 tetorit 1990, kur Gjermania Lindore iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë.
Kurti ka përmendur edhe rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 dhe periudhën e Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës Gjermania ishte një nga pikat kryesore të përplasjes mes Lindjes dhe Perëndimit.
Postimi i plotë:
Sot e kujtojmë dhe e urojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, që populli gjerman e quan Tag der Deutschen Einheit dhe e cila shënohet si Dita Kombëtare e Gjermanisë.
Kjo ditë i referohet 3 tetorit të vitit 1990, kur Gjermania u ribashkua formalisht pasi Republika Demokratike e Gjermanisë (Gjermania Lindore) u shua duke iu bashkuar Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermanisë Perëndimore). Ky bashkim u formalizua njëmbëdhjetë muaj pas rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, që fizikisht e kishte ndarë Berlinin në dysh, kurse simbolikisht edhe vetë Gjermaninë.
Gjermania kishte qenë e ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore: pasi e kishin mposhtur regjimin nazist, Aleatët e kishin ndarë Gjermaninë mes tyre në katër zona kontrolli – zona amerikane, zona britanike, zona franceze dhe zona sovjetike. Më 7 tetor 1949, në zonën sovjetike u formua Republika Demokratike e Gjermanisë, një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, i cili ndër vite shkoi duke u izoluar dhe duke u kthyer në një shtet policor që e vëzhgonte dhe mbante dosje për çdo të tretin qytetar të tij.
Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në një rivalitet të vazhdueshëm forcash të balancuara mes Aleatëve të dikurshëm, bota u përfshi nga Lufta e Ftohtë. Për më shumë se katër dekada, bota qëndroi e polarizuar politikisht mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në njërin krah si dhe Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në anën tjetër, mes Perëndimit dhe Lindjes si hemisfera gjeopolitike, mes Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Paktit të Varshavës si aleanca ushtarake, mes kapitalizmit dhe komunizmit si ideologji, mes demokracisë dhe diktaturës si forma qeverisjesh.
Kështu, territori gjerman, u shndërrua në fushëbetejë përplasjesh dhe kufi kampesh politike me shtrirje botërore. Bashkimi i dy shteteve gjermane i njohur edhe si Ribashkimi i Gjermanisë, ishte një trofe politik i natyrshëm në fund të Luftës së Ftohtë. Por lufta mes demokracive dhe autokracive nuk ka marrë fund, meqë betejat mes tyre zhvillohen çdo ditë në një vijë fronti të gjatë nga Rusia në Ukrainë dhe nga Britania e Madhe në vendet e Bashkimit Evropian, nga ShBA-të në Turqi dhe nga Atlantiku në Ballkan.
Bashkimi i Gjermanisë më 1990, është një kapitull shumë i rëndësishëm në historinë moderne politike të Evropës, tek i cili lexojmë fitoren e demokracisë ndaj regjimeve autoritare, por tek i cili shohim edhe referencën e shembullit të fuqisë paqendërtuese dhe prosperuese të bashkimit politik dhe kombëtar.
Sepse politika pa historinë është e verbër, ndërsa aspiratat politike pa kujtesë të kthjelltë dhe vetëdije të lartë nuk mund të drejtohen në kahjet dhe shpejtësitë e duhura për jetësimin e vullneteve politike.

T� tjera
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
































