Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
Autori: Gazeta inFokus
22:11 | 03 October 2026
Gjermania vazhdon angazhimin për Evropën, bazuar në unitet, partneritet dhe përgjegjësi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman, duke theksuar rrugëtimin e vendit nga ndarja drejt bashkimit dhe kontributin e forcave gjermane në Kosovë.
Në fjalimin e tij në ngjarjen e organizuar për 36 vjetorin e Bashkimit Gjerman, Rudolph tha se kjo ditë shënon jo vetëm ribashkimin e vendit të tij, por edhe kalimin nga ndarja në unitet, nga dy ish-forca të armatosura gjermane drejt një Bundeswehri të bashkuar dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi Evropian të bazuar në bashkëpunim dhe paqe.
Ai theksoi se historia e Gjermanisë ka një kuptim të veçantë në Kosovë.
“Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Sipas Ambasadorit gjerman, angazhimi i vendit të tij për Evropën vazhdon të ndërtohet mbi unitetin, partneritetin dhe përgjegjësinë.
“Sot, ne nderojmë këtë histori, njohim përkushtimin e pjesëtarëve tanë të shërbimit dhe shikojmë me besim drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, u shpreh ai.
Në fund, Rudolph uroi Ditën e Bashkimit Gjerman.

T� tjera
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...

































