Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 03 October 2026
Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend, veçanërisht për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
Në opinionin e Ministrisë thuhet se duke pasur parasysh natyrën dhe rëndësinë e nismës legjislative, “çështja në fjalë është komplekse, pasi ndërthuren një sërë rregullimesh juridike të natyrave të ndryshme”.
“Ndryshimet e propozuara ndërthuren ngushtë me çështje kushtetuese, me funksionimin e Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse, si dhe me procedurat kushtetuese në zhvillim”, thuhet tutje në opinion.
Sipas Ministrisë, projektligji është shqyrtuar nga Departamenti Ligjor dhe çështjet e propozuara, që përfshijnë ndryshimin e juridiksionit lëndor, kohor dhe territorial të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, transferimin e rasteve në gjykatat dhe prokuroritë vendore, ndryshimin e dënimit maksimal, faljen e personave të dënuar, si dhe ndryshimin e kompetencave të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, nuk paraqesin në vetvete kolizion të drejtpërdrejtë me legjislacionin tjetër të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Megjithatë, Ministria thekson se përputhshmëria e këtyre ndryshimeve me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me Amendamentin nr. 24 (nenin 162 të Kushtetutës i cili është baza kushtetuese për Dhomat e Specializuara), si dhe me instrumentet dhe detyrimet ndërkombëtare, kërkon shqyrtim të veçantë.
Në opinion përmendet edhe Marrëveshja Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky vlerësim duhet të bëhet në kuadër të procedurës legjislative në Kuvend dhe nga komisionet parlamentare kompetente, me fokus te Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, në përputhje me fushëveprimin e tij.
“Për rrjedhojë, duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në opinion.
Ministria ka bërë të ditur se, përmes Qeverisë, mbetet e gatshme të japë kontributin profesional gjatë diskutimeve dhe procedurës së mëtejshme të shqyrtimit të projektligjit në Kuvend.
Gjatë ditës së djeshme, Qeveria i ktheu përgjigje Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Tani duhet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, para se ndryshimet të përcillen në Kuvend për votim në lexim të parë.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...






























