ARKEP konfirmon: Ndërrimi i operatorit pa ndryshuar numrin nis të hënën, procedura pa pagesë
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 03 October 2026
Nga dita e hënë, data 5 tetor 2026, në Kosovë nis zbatimi i plotë i bartshmërisë së numrave të telefonisë, duke u mundësuar konsumatorëve të ndërrojnë operatorin mobil pa pasur nevojë të ndryshojnë numrin e telefonit.
Kjo është konfirmuar për Buletinin Ekonomik nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i cili ka bërë të ditur se aktualisht është në fazën e testimeve të fundit përpara fillimit të zbatimit.
Bartshmëria e numrave nënkupton mundësinë që qytetarët të kalojnë nga një operator te tjetri duke e mbajtur të njëjtin numër telefoni.
Sipas ARKEP-it, procedura pritet të jetë e thjeshtë dhe zakonisht përfundon brenda disa orësh, ndërsa në raste të caktuara mund të zgjasë deri në një ditë. Një nga elementet kryesore të këtij shërbimi është se bartja e numrit do të jetë pa pagesë për konsumatorët.
Kjo do të thotë se pas hyrjes në fuqi të sistemit, një përdorues mund të zgjedhë një operator tjetër bazuar në ofertat, çmimet apo shërbimet që ofron, pa qenë i detyruar të ndryshojë numrin e telefonit.
ARKEP ka bërë të ditur se kanë pasur bashkëpunim me operatorët e telefonisë për të siguruar që procesi të jetë sa më i lehtë për konsumatorët.
“Si ARKEP, kemi punuar në bashkëpunim të ngushtë me operatorët që ky proces të jetë sa më i lehtë dhe funksional për konsumatorët”, thuhet në përgjigjen e autoritetit.
Aktualisht, sipas ARKEP-it, po zhvillohen testimet e fundit për të verifikuar se të gjitha obligimet janë përmbushur dhe se procesi funksionon siç duhet. Autoriteti ka nisur edhe fushatën informuese për qytetarët.
ARKEP ka publikuar një video të shkurtër, të cilën e cilëson si “teaser”, me qëllim informimin dhe zgjuarjen e interesimit të qytetarëve për shërbimin e ri. Po ashtu, janë publikuar një udhëzues dhe një broshurë me informata praktike për bartshmërinë e numrave.
Sipas ARKEP-it, së shpejti pritet të publikohen edhe video të tjera informuese në rrjetet sociale, në ueb-faqen zyrtare të ARKEP-it dhe në kanale të tjera të informimit.
Si të kontrolloni se te cili operator është një numër?
Meqë pas funksionalizimit të bartshmërisë prefiksi i numrit nuk do të jetë më tregues i sigurt se te cili operator është i regjistruar numri, konsumatorët do të kenë mundësi ta verifikojnë këtë përmes platformës Shiko Numrin.
Për të kontrolluar operatorin aktual të një numri telefoni, konsumatorët mund të përdorin platformën e dedikuar të ARKEP-it: https://www.shikonumrin.com/en
Sipas vlerësimeve, bartshmëria e numrave pritet t’u japë konsumatorëve më shumë mundësi në përzgjedhjen e operatorit dhe njëkohësisht të rrisë konkurrencën mes operatorëve të telefonisë në tregun kosovar.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































