Shkarkimi i Isufajt, Hoti: Ndodhi kur prokuroria po merret me dosje të ndjeshme – Qeveria kërkon drejtësi që i përshtatet pushtetit
Autori: Gazeta inFokus
20:56 | 02 October 2026
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Hoti ka thënë se Isufaj po largohet nga detyra ‘’ pikërisht kur Prokuroria po merret me dosje tejet të ndjeshme’’.
‘’ Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit. Sepse kur prokurori bëhet problem vetëm pse nuk është i kontrollueshëm, problemi nuk është prokurori. Problemi është pushteti që kërkon kontroll mbi drejtësinë.’’, ka shkruar mes tjerash Hoti.
Postimi:
Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz. Hetime mbi skandalet e ministrave të qeverisë Kurti. Por, “performancë e dobët”. Dhe çfarë ndodhë? Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.
Një njeri i luftës për lirinë e Kosovës, një zyrtar i shtetit me integritet të lartë profesional sot largohet nga detyra pikërisht kur Prokuroria po merret me dosje tejet të ndjeshme.
Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit.
Sepse kur prokurori bëhet problem vetëm pse nuk është i kontrollueshëm, problemi nuk është prokurori. Problemi është pushteti që kërkon kontroll mbi drejtësinë.
Kosova nuk u krijua si një shtet ku Qeveria vendos se kë duhet ta hetojë drejtësia.
Pushtetet ndryshojnë, veprimet e turpshme si ky i sotmi mbeten. Ligji vonon, por e gjen secilin.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
































