Lajme

Janina Ymeri: Radha u vjen të gjithëve, shkarkimi i Isufajt ishte çështje kohe

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 02 October 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe shkarkimin e zyrtarit Isufaj, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Ymeri ka kritikuar përdorimin e takimeve me mediat dhe me korin diplomatik, duke thënë se ato nuk duhet të shërbejnë për, siç është shprehur ajo, “imunizimin e pozitave në Gjyqësor e Prokurori”.

“Besoj se kuptohet sot që mediat e takimet me korin diplomatik nuk kanë për detyrë as nuk shërbejnë për imunizimin e pozitave në Gjyqësor e Prokurori”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

Ajo ka pohuar se “shumica e popullit tonë ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë”, duke paralajmëruar se pasojat, sipas saj, mund t’i prekin të gjithë.

“​Radha u vjen të gjithëve: nga kundërshtarët, ata që heshtin, e deri te përkrahësit e pushtetit kuazi-komunist”

Ymeri ka përdorur një gjuhë të ashpër edhe për mënyrën e funksionimit të sistemeve politike, duke thënë se “sistemet e tilla pjellin kundërshtarë” dhe se ato, sipas saj, “gjejnë e pjellin të tjerë me hir apo me pahir”.

Duke iu referuar shkarkimit të Isufajt, Ymeri ka thënë se kjo ishte vetëm çështje kohe.

“Shkarkimi i z. Isufaj ka qenë çështje kohe”, ka shkruar ajo.

Në fund, deputetja ka bërë thirrje për, siç e ka cilësuar ajo, forcë dhe kurajë për të mos përkrahur “rendin e ri” nga frika apo paniku.

“Uroj ta kemi forcën, kurajën për të mos përkrahur rendin e ri me frikë e panikë, sidomos kur dijmë që në radhë jemi unë e ti”, ka përfunduar Ymeri.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy