Lajme

Daut Haradinaj për protestën: Adresimet ishin të paqarta, të gjithë e dini kush është kundër ndryshimeve të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 02 October 2026

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e djeshme, duke e cilësuar atë si masive, por duke kritikuar mënyrën se si u adresuan mesazhet gjatë tubimit.

Haradinaj ka thënë se protesta ishte “bash qysh i ka hije shqiptarit”, megjithatë ka vlerësuar se adresimet ishin të paqarta.

“Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit.

-Advertisement-

Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova.

Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka ngritur edhe çështjen e plotësim-ndryshimeve të ligjit, duke thënë se sipas tij është e ditur se kush po i kundërshton ato.

“Të gjithë e dini kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe nuk po e thoni qartë.

Të gjithë e dini kush e bëri argatin e dreqit dhe nuk po e thoni”, ka deklaruar Haradinaj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy