Miftaraj: Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova për herë të parë rrezikon të mbetet pa President dhe pa Ushtrues të Detyrës
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 02 October 2026
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me një situatë të paprecedentë institucionale nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin e Republikës.
Në një postim, Miftaraj ka thënë se mandati i Ushtruesit të Detyrës së Presidentit përfundon më 4 tetor 2026 dhe se, sipas interpretimit të tij të Kushtetutës dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pas kësaj date funksioni nuk mund të ushtrohet më në këtë formë.
Kushtetuta përcakton se posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.
“Nëse kjo legjislaturë dështon me zgjedh Presidentin, Republika e Kosovës për herë të parë në historinë e saj të re nga shpallja e pavarësisë do të mbetej pa President dhe pa Ushtrues të Detyrës së Presidentit”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka paralajmëruar se më 5 tetor vendi mund të zgjohet pa një nga pozitat kryesore kushtetuese të shtetit.
“Kur të zgjohemi të hënën në mëngjes më 5 tetor, nuk do të kemi një ndër pozitat kryesore të shtetit që garanton funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese dhe që do t’i ushtronte kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj”, ka shkruar ai.
Sipas Miftarajt, një situatë e tillë do të krijonte “vakum institucional” dhe do të cenonte funksionimin kushtetues dhe demokratik të institucioneve.
Ai ka kritikuar gjithashtu klasën politike, duke thënë se ditët e fundit po dëshmojnë mungesë të lidershipit shtetëror dhe të aftësisë për kompromis politik.
“Këto ditë kritike na dëshmojnë se kalkulimet dhe interesat personale dhe partiake dominojnë agjendën politike”, ka përfunduar Miftaraj.
Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e publikuar më 25 mars 2026, kishte përcaktuar afatin për procedurën e zgjedhjes së Presidentit dhe kishte konstatuar se, në rast dështimi për zgjedhjen e tij brenda afatit të përcaktuar, Kuvendi shpërndahet sipas Kushtetutës dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh./GazetaInfokus

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...




































