Lajme

Pankartë e pazakontë në protestë: Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiçin e BE-së në dorë

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 01 October 2026

Një pankartë me karikaturën e kryetarit të Trupit Gjykues, Charles Smith, ka tërhequr vëmendjen në protestën që po mbahet në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në pankartë, Smith paraqitet i veshur me togën e gjyqtarit dhe me një çekiç në dorë, mbi të cilin është vendosur mbishkrimi “BE”.

Në të njëjtën pankartë, prapa figurës së Smithit, është paraqitur edhe silueta e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

-Advertisement-

Smith ishte kryetar i trupit gjykues që më 16 shtator shpalli aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, në Prishtinë janë organizuar protesta në kundërshtim të vendimit, ndërsa protestuesit kanë përdorur pankarta dhe mesazhe të ndryshme për të shprehur qëndrimet e tyre.

Në mesin e kërkesave të artikuluara gjatë protestave është përmendur edhe ndryshimi apo shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy