Lajme

Qytetarët nisin të mblidhen në Prishtinë, sheshi pothuajse plot para protestës kundër aktgjykimit të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 01 October 2026

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pak para fillimit të protestës së paralajmëruar për në orën 16:00 kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Siç shihet edhe në pamjet e realizuara nga Gazeta Infokus, numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm, ndërsa sheshi është pothuajse i mbushur ende pa nisur zyrtarisht protesta.

Në mesin e turmës shihen flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ndërsa në hapësirën ku pritet të mbahet protesta janë vendosur edhe pankarta me mbishkrimin “Liria ka emër”.

-Advertisement-

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 16:00, në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy