Lajme

Devijohen disa linja të autobusëve publik në Prishtinë, ja rrugët alternative

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 01 October 2026

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të ketë devijim të përkohshëm të disa linjave të transportit publik urban, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj” dhe mbajtjes së marshit në mbështetje të çlirimtarëve.

Nga ora 14:00, linjat 4, 3B dhe 10 do të qarkullojnë përmes rrugës “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të devijohet nëpër rrugët “UÇK”, “Tirana”, “Garibaldi” dhe “Ukshin Hoti”.

“Për shkak të marshit dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban. Ju kërkojmë mirëkuptim dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy