Lajme

Marshi i 1 Tetorit, Rama: Nga kërkesa për universitet te afirmimi i së ardhmes së një populli

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 01 October 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 1 Tetorin e vitit 1997, kur studentët e Universitetit të Prishtinës dolën në protestë për të kërkuar rikthimin në hapësirat universitare, prej të cilave shqiptarët ishin përjashtuar që nga viti 1991.

Rama, përmes një postimi, e ka cilësuar këtë ngjarje si një “akt politik dhe akt rezistence”, duke vlerësuar kontributin e studentëve dhe të gjithë brezit që, sipas tij, e shndërroi përjashtimin nga universiteti në mobilizim për të drejtat dhe lirinë.

“1 Tetori 1997, akt politik, akt rezistence”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Sipas Ramës, kërkesa e studentëve për rikthim në universitet kishte edhe një dimension të thellë politik, pasi sfidonte një sistem që, përmes përjashtimit nga arsimi dhe institucionet, ua mohonte shqiptarëve të drejtat e tyre.

Studentët, të veshur me të bardha, u përballën në mënyrë paqësore me bllokadën dhe ndërhyrjen e policisë serbe. Marshimi i tyre u ndal në Velani, ndërsa protesta e 1 Tetorit u shndërrua në një nga momentet e rëndësishme të rezistencës studentore dhe qytetare në Kosovë.

“Ky është kontributi i një brezi të tërë, i vajzave dhe djemve që e shndërruan përjashtimin në mobilizim dhe të drejtën për arsim në një çështje të lirisë e të dinjitetit kombëtar”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Prishtina sot e nderon këtë brez, i cili më 1 Tetor 1997 kërkoi vendin e tij në universitet dhe, përmes kësaj kërkese, afirmoi edhe aspiratën për të ardhmen e Kosovës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy