Çlirim Haziri kritikon institucionet: Boll më me fjalë që nuk e ndiejnë peshën e kësaj historie
Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 30 September 2026
Në natën e 15-të të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, organizatori i protestave në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke theksuar rëndësinë e historisë së luftës dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.
Haziri tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të flasin për këtë histori me lehtësinë e dikujt që nuk e ndien peshën e saj.
Institucionet tona, boll më se si flitet me lehtësinë e atij që nuk e ndien peshën e kësaj historie”, u shpreh ai.
Ai theksoi se përkushtimi ndaj UÇK-së nuk lidhet vetëm me faktin nëse dikush ka mbajtur armë në dorë, duke iu referuar edhe mijëra të rinjve që kanë lindur pas vitit 1999.
“Dhe këtu, vëllezër e motra, nuk është puna a e ke mbajtur armën në dorë apo jo. Shikojeni këtë shesh. Këtu sonte ka mijëra djem e vajza që kanë lindur pas vitit 1999, që nuk kanë dëgjuar kurrë krismën e pushkës, por që u vlon gjaku dhe e kanë UÇK-në të gdhendur në zemër e në vetëdije”, tha Haziri.
Sipas tij, të rinjtë e dinë çmimin e lirisë dhe vazhdojnë t’i dalin zot asaj çdo ditë.
“Këta e dinë çmimin e lirisë dhe i dalin zot asaj çdo ditë. Kjo është arsyeja që, prej 15 netësh, në këtë shesh dëgjohet ‘UÇK’”, përfundoi ai

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































