Lajme

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 30 September 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, si dhe për zhvillimet në fushën e mbrojtjes.

Në fokus të takimit ishte dinamika e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me Gjermaninë.

-Advertisement-

Palët kanë diskutuar veçanërisht për aktivitetet e përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe prokurimet ushtarake

Sipas ministrisë, bashkëpunimi me Gjermaninë kontribuon në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Ky bashkëpunim, thuhet në njoftim, synon të forcojë më tej rolin e Kosovës në kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

“Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Republikës së Kosovës në rrugëtimin drejt ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë kolektive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy