Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për fajde në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 30 September 2026
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave të dyshuar për fajde, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për detyrim dhe posedim të paautorizuar të armës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me inicialet V.H. dyshohet se gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 29 shtator 2026, në Prizren, u ka dhënë para me kamata të larta personave që ndodheshin në gjendje të rëndë financiare dhe personale, duke përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me paratë e dhëna.
Prokuroria thotë se i dëmtuari në këtë rast kishte marrë para me kamatë mujore prej 20%.
“Vetëm në emër të kamatave dhe kamatëvonesave, pa llogaritur borxhin bazë, i dëmtuari ka paguar shuma të konsiderueshme, dhe atë shumën në total prej 56,200 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas hetimeve, më 29 shtator, pas një takimi me të dëmtuarin në një lokal në fshatin Krushë e Madhe, dy të dyshuarit kanë hyrë në një automjet, ku i dëmtuari dyshohet se i ka dorëzuar V.H.-së 15 mijë euro në emër të kamatave.
“Në atë moment kanë ndërhyrë zyrtarët policorë dhe dy të pandehurit janë arrestuar në flagrancë”, njofton Prokuroria.
V.H. dyshohet gjithashtu se në vazhdimësi ka ushtruar presion dhe kanosje ndaj të dëmtuarit, duke i kërkuar pagesën e shumave të konsiderueshme në emër të kamatave dhe borxhit. Sipas Prokurorisë, këto veprime i kanë shkaktuar të dëmtuarit “frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij”.
Ndërkaq, D.E. dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të fajdesë. Sipas Prokurorisë, ai ka pranuar në emër të tij pagesa të kamatave të bëra nga i dëmtuari përmes një institucioni mikrofinanciar dhe më pas dyshohet se ia ka dorëzuar këto para V.H.-së.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e V.H.-së, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë me dylbi. Prokuroria thotë se për këtë armë i dyshuari nuk posedonte leje valide nga organi kompetent.
V.H. po hetohet për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa D.E. dyshohet për “Fajdeja në ndihmë”

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































