Storie suksesi – Partneriteti i Comoditas dhe UNICEF-it shpërndahet në rrjetin global të organizatës
Autori: Gazeta inFokus
13:38 | 30 September 2026
UNICEF-i në Kosovë ka shënuar 30-vjetorin e punës në vend, duke rikujtuar ndërhyrjet dhe partneritetet e realizuara ndër vite në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve.
Në shkrimin kushtuar tri dekadave të veprimtarisë, të cilin UNICEF-i e ka shpërndarë në rrjetin global të saj ka veçuar edhe partneritetin me “Devolli Corporation”, përfshirë “Comodita Home”, në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme.
Partneriteti nisi në vitin 2023, me synimin për të zgjeruar qasjen në edukim cilësor për fëmijët në komunitetet ku shërbimet mbeten të kufizuara.
Nisma e parë u realizua në Dragash, ku u hap një qendër e edukimit në fëmijërinë e hershme me bazë në komunitet, në Bresanë.
Sipas UNICEF-it, qendra u dha fëmijëve të moshës 3–4 vjeç mundësinë e parë për të marrë pjesë në aktivitete të organizuara të mësimit të hershëm pranë shtëpisë së tyre.
Në këtë qendër, fëmijët patën mundësi të mësonin, luanin dhe socializoheshin në një mjedis të sigurt dhe stimulues, ndërsa prindërit përfituan mbështetje për të balancuar jetën familjare, arsimin dhe punën.
“Nënat kanë mundësinë të përqendrohen te vetja ose te karriera e tyre”, ka deklaruar Azra Trupaj Sallahi, edukatore dhe nënë nga ky komunitet.
UNICEF-i thekson se suksesi i qendrës ndikoi edhe në krijimin e kushteve për investime afatgjata. Më pas, Komuna e Dragashit u zotua të ndërtonte një objekt të dedikuar për edukimin në fëmijërinë e hershme, me qëndrim ditor të plotë për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç.
Partneriteti mes UNICEF-it dhe “Comodita Home” u zgjerua në vitin 2025, duke përfshirë mbështetjen për komunitete të tjera në Kosovë dhe duke e shtrirë bashkëpunimin edhe në Shqipëri.
“Të investosh te fëmijët do të thotë të investosh te e ardhmja”, ka thënë aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.
Në shkrimin për 30-vjetorin, UNICEF-i thekson rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme për krijimin e mundësive më të barabarta për fëmijët, veçanërisht për ata nga komunitetet më të cenueshme.
Sipas UNICEF-it, përmirësimi i këtyre shërbimeve kërkon angazhim të vazhdueshëm, burime financiare dhe njerëzore, si dhe bashkëpunim mes institucioneve, bizneseve dhe komuniteteve.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































