Lajme

OVL-UÇK në Ferizaj organizon nisjen për protestën “JO NË EMRIN TIM!” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 30 September 2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Ferizaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën “JO NË EMRIN TIM!”, e cila do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi, kjo degë u është drejtuar bashkëluftëtarëve, studentëve dhe qytetarëve, duke bërë të ditur se nga Ferizaj do të organizohet transport me autobusë drejt Prishtinës.

Sipas njoftimit, nisja do të bëhet nga Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj, në ora 14:00.

-Advertisement-

“Të bëhemi bashkë, të zëshëm dhe të vendosur. Më 1 tetor, Prishtina na pret! Për drejtësi. Për dinjitet. Për Çlirimtarët!”, thuhet në njoftim.

Protesta në Prishtinë është paralajmëruar nën moton “JO NË EMRIN TIM!”, ndërsa organizatorët e kanë paraqitur atë si kundërshtim ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy