Lajme

Gruda: E papranueshme që ligji për Dhomat e Specializuara të mos jetë në rend dite në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 30 September 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar faktin që projektligji për Dhomat e Specializuara nuk është përfshirë në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë, duke e cilësuar këtë si të papranueshme dhe të pashpjegueshme.

Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së, Gruda tha se kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet. Ai kritikoi edhe Komisionin për Legjislacion për faktin se kjo temë nuk është përfshirë në rendin e ditës.

“Për ne është absurde që qeveria sot nuk e ka në rend dite dhe komisionet parlamentare, veçanërisht komisioni për legjislacion, nuk e ka sot në rend dite. Është e papranueshme, nuk mund të ketë çështje më prioritare se kjo. Është e pashpjegueshme kjo mungesë e vetëdijes, e ndërgjegjes kombëtare me këtë rast”, tha Gruda.

-Advertisement-

Gruda ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se PDK-ja nuk do të diskutojë për këtë temë pa u përmbyllur fillimisht çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ne e kemi të qartë pozicionin që e ka thënë kryetari Hamza. Ne diskutojmë për presidentin vetëm kur çështja e ligjit për Gjykatën Speciale të mbyllet”, deklaroi Gruda.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy