Lajme

Kurti konfirmon takimet me Hamzën dhe Abdixhikun, tregon çfarë biseduan të dielën

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 30 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se të dielën ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se me dy liderët opozitarë ka diskutuar për veprimet e përbashkëta pas aktgjykimit të 16 shtatorit, si dhe për sfidat institucionale dhe shtetërore që e presin vendin.

“Të dielën kam zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike, konkretisht me zotëri Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, për të vepruar në lidhje me veprimet e përbashkëta në lidhje me aktgjykimin e padrejtë dhe të rëndë të 16 shtatorit, por edhe për sfidat që na presin përpara në aspektin institucional e shtetëror”, tha Kurti.
Kryeministri foli edhe për deklaratën e miratuar në Kuvend lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar atë si hapin e parë drejt veprimeve të mëtejshme.

-Advertisement-

“Deklarata e miratuar me 99 vota për në Kuvendin e Republikës është hapi i parë që, më shumë sesa që krijon efekt juridik, është shprehje e vullnetit të popullit nëpërmjet të zgjedhurve të tij”, deklaroi Kurti./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy