Lajme

Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për kri*me luf*te në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 29 September 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar për krime lufte lidhur me zhdukjen e një grup prej 23 shqiptarësh të njohur si “Grupi i Intelektualëve” gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u zbuluan muajin e kaluar në varre masive në Zubin Potok.

Të dyshuarit, të identifikuar me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D, V.L., R.R. dhe D.D., u arrestuan të dielën dhe prokurorët kanë kërkuar që ata të mbahen në paraburgim teksa i vazhdojnë hetimet ndaj tyre për kryerjen e krimeve ndaj popullsisë civile.

Në një njoftim për media të martën, gjykata tha se e pranoi kërkesën që secili prej nëntë të dyshuarave të mbahet për një muaj në paraburgim.

-Advertisement-

Ajo e arsyetoi vendimin duke thënë se rreziku është i madh se, nëse lihen në liri, të dyshuarit mund ta pengojnë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Rreth dy muaj më parë, autoritetet ligjzbatuese gërmuan dhe gjetën mbetje mortore të së paku 23 njerëzve në tri lokacione në Zubin Potok, në veri të vendit.

Deri tani janë konfirmuar tri viktimat e para: Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu, dhe autoritetet janë duke punuar për identifikimin e 20 viktimave të tjera të gjetura atje

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy