Lajme

Gjeti kuletën me 1,410 euro në Prizren, qytetari e dorëzon në Polici

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 29 September 2026

Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me një shumë të konsiderueshme parash dhe e ka dorëzuar atë në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 28 shtator 2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren është dorëzuar një kuletë e humbur.

Në kuletë, sipas Policisë, janë gjetur 1,410 euro, së bashku me dokumente personale.

-Advertisement-

Pas dorëzimit në Polici, kuleta me 1,410 euro dhe dokumentet personale i është kthyer pronarit të saj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy