Lajme

Shantazhoi viktimën me vite dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 29 September 2026

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se për disa vite kishte shantazhuar një person tjetër, duke i kërkuar vazhdimisht para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 2023–2025, ndërsa viktima dyshohet se deri më tani i ka dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Prishtinë / 2023-2025. Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar se, që disa vite e kishte shantazhuar viktimën m/k duke i kërkuar para ku deri me tani viktima i ka dhënë një shume te konsideruar parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy