Lajme

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Turizmit

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 29 September 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin, një takim që mbledh së bashku përfaqësues të politikës, industrisë së turizmit, investitorë dhe ekspertë të sektorit.

Në qendër të diskutimeve do të jenë tendencat e reja që po ndikojnë në turizëm, duke nisur nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve dhe përdorimi i teknologjisë, deri te investimet dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit pritet të shërbejë edhe për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si një destinacion turistik në zhvillim.

-Advertisement-

Gjatë takimit do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me investimet, zhvillimin e infrastrukturës dhe eksperiencën turistike, ndërsa Shqipëria synon të prezantojë potencialet e saj në një sektor që vitet e fundit ka marrë një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy