Lushtaku: VV e ka përça popullin
Autori: Gazeta inFokus
23:17 | 28 September 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje një koalicion me PDK-në është i pamundur, duke pretenduar se brenda këtij subjekti politik ka figura që luajnë rolin kryesor në prapaskenë.
Edhe pse nuk e përmendi asnjë person me emër, Haxhiu lëshoi akuza indirekte se në partinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza ka figura me fuqi dhe ndikim të madh. Madje, ajo pretendon se këta persona kanë probleme me ligjin dhe se pasuria e tyre ngre pikëpyetje.
Duhet me ditë kush e udhëheq PDK-në. Sepse ka figura aty që kanë fuqi dhe pushtet dhe që mendoj që kanë probleme me ligjin dhe pasurinë që e kanë krijuar. Ka përpjekje që me lujtë rolin e liderit figura të tjera që formalisht nuk janë kryetar. Kjo nuk është një gjë që nuk dihet në opinion”, deklaroi Haxhiu në “Debat Plus.
Kur gazetari Ermal Panduri e pyeti me ironi ushtruesen e detyrës së presidentes nëse kjo do të nënkuptonte se, nëse “Sami Lushtaku nuk do të ishte pjesë e PDK-së, atëherë Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion me këtë parti, ajo qeshi dhe tha këtë përgjigje: “Uroj që Ligji për Byronë të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe pasttaj secili do të japë llogari për pasurinë që e ka krijuar”.
Lidhur me këtë, Klankosova.tv e ka kontaktuar kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku i cili deklaratat e Albulena Haxhiut i sheh si ndërhyrje në punët e brendshme të partisë.
Madje, Lushtaku tha se e di që i pengon partisë së Haxhiut, të cilën e akuzon për përçarje në popull.
“Albulena Haxhiu duhet me kry punën e vet, mos me u interesu kush është kryetar i Partisë Demokratike edhe e din komplet opinioni në Kosovë që Bedri Hamza është kryetar i partisë. Unë e di që e pengoj Vetëvendosjen sepse unë jam kundër politikave të Vetëvendosje e cila e ka përça dhe e ka helmu këtë popull. Prandaj unë jam i qartë, as nuk më ka frikë, as nuk e kam ndërmend me i mshef atë që i mendoj” tha Lushtaku për Klankosova.tv.
E për pretendimet për kryetarllëk, kreu i Skënderajt ishte i shkurtër.
“Me deshtë kisha konkuru dhe kisha tentu me u bo kryetar. As s’kam pretendime, as nuk kam pasë pretendime domethënë që të jem kryetar i Partisë Demokratike. Unë jam një kryetar i një dege që quhet Drenicë, apo më shkurt, Skënderaj”, përfundoi Lushtaku.

T� tjera
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...































