Lajme

“Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot”

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 28 September 2026

Ish-deputeti dhe një nga veprimtarët e themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, është figura e vetme e duhur për t’u zgjedhur në postin e presidentit të vendit

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Hasani theksoi se Kosova ndodhet në krizë dhe se vendit i duhet një lider që i del përballë narrativës së Gjykatës Speciale dhe mbron vlerat e UÇK-së në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova duhet t’i tregojë botës me vendosmëri se lufta çlirimtare nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, dhe për këtë nevojitet një profil ushtarak në krye të shtetit.

-Advertisement-

“Sot për sot Kosova është në krizë. Edhe për president, po dhe në rrethanat pas vendimit të Gjykatës Speciale. Neve duhet t’i tregojmë botës se nuk jena ndërmarrje e përbashkët kriminale. Për me i tregu botës se nuk jena ndërmarrje e përbashkët kriminale, duhet ta kemi një president ushtarak, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili kur takohet me presidentët i thotë: ‘Unë jam Ramush Haradinaj, ushtar, komandant i Zonës së Dukagjinit i UÇK-së, i kam dy dëshmorë, e kam familjen krejt në luftë, edhe unë jam sikurse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi… Prandaj kërkoj ta ndryshoni qasjen dhe të thoni që UÇK-ja nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, u shpreh Hasani.

Hasani pranoi se ky është vlerësimi i tij personal dhe se mund të ketë zëra që nuk pajtohen, por insistoi se në këtë moment Haradinaj mbetet zgjidhja e vetme.

Nait Hasani u ndal edhe te mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se një hap i tillë do të ishte humbje kohe dhe në dëm të drejtpërdrejtë të Kosovës

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy