Lajme

Ursula von der Leyen, të enjten viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 28 September 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton këtë javë Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës së publikur në faqen e Komisionit Evropian, turneun e saj, Von der Layen do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë në takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me 1 tetor ndërkaq, Von der Lajen do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet ndaras me ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Të njëjtën ditë ajo do të qëndrojë edhe në Podgoricë, kurse me 2 tetor në Shkup.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy