Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim
Autori: Gazeta inFokus
09:05 | 28 September 2026
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të mos vonohen në reagimin e tyre.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Haradinaj tha se vendimi i fundit duhet të shërbejë si një pikënisje për veprime më konkrete dhe bashkëpunim institucional, duke nisur nga seanca e sotme plenare, që pritet të zhvillohet nga ora 11:00.
“Sot është një fillim, edhe pse është dashur të flitet me vepra më konkrete. Përpos që e jep një shenjë të mirë, shpresoj për bashkëpunim. Koha është që të veprojmë”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se koha për procesin e Apelit po shkurtohet dhe se institucionet duhet të bashkërendojnë veprimet dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë.
“Apelit për çdo ditë e më tepër i shkurtohet koha. Sa më shumë që këta nuk bashkërendojnë, nuk veprojnë dhe nuk i marrin secili përgjegjësitë e veta me mundësitë që i ka, ata në një farë mënyre janë fajtorë për mosreagim në kohën e duhur”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Haradinaj kërkoi që partitë politike t’i lënë anash përplasjet dhe interesat politike, duke u fokusuar, sipas tij, në një reagim të përbashkët institucional.
“Ne shqiptarët deri sot shpesh ndodh të reagojmë vonë. Edhe tash është vonë, e lë më nëse vonohemi edhe në javën e dytë. Mendoj se është koha t’i lëmë inatet politike dhe të shkojmë atje ku na dhemb të gjithëve”, deklaroi Haradinaj.
Ai foli edhe për nevojën e zgjedhjes sa më të shpejtë të presidentit të Kosovës, duke thënë se vendi ka nevojë për një president që, sipas tij, do të kishte rol më aktiv në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, që të flasë edhe me Amerikën. Neve na duhet një president që i fut drunjtë shkurt. Që ka guxim, që është i zoti, dhe këtë nuk e besoj që e kanë problem ta gjejnë partitë politike, nëse përnjëmend e kanë që duan ta heqin këtë turp që i përfshin të gjithë”, tha Haradinaj.

T� tjera
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...



































