Lajme

Mëngjese të freskëta e temperatura të këndshme: Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 27 September 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, ku priten kryesisht ditë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të lëvizin deri në 23°C.

Sipas IHMK-së, të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-4 m/s.

Të martën, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

-Advertisement-

Të mërkurën, parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Të enjten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të zbresin nga 2 deri në 6°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 18 deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Ndërkohë, të premten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë kësaj periudhe në përgjithësi do të jenë të favorshme për shumicën e njerëzve.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, veçanërisht në zonat e ulëta dhe malore, ndërsa gjatë ditës temperaturat pritet të jenë kryesisht të këndshme.

Instituti thekson se ndryshimet e temperaturës ndërmjet mëngjesit dhe mesditës mund të shkaktojnë ndjeshmëri te personat me sëmundje kronike, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy