Lajme

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 22 September 2026

Pas dënimit në shkallën e parë, ka nisur zyrtarisht beteja ligjore në Apel për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët javën e kaluar u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për apelimin e vendimit. Mbrojtja ka afat deri të premten, më 25 shtator, për të njoftuar gjykatën se cilat pjesë të verdiktit do të kundërshtohen.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

-Advertisement-

Mbrojtja ka bërë të ditur se verdikti përmban disa pika që do të kundërshtohen në Apel, veçanërisht ato që lidhen me përgjegjësinë për vrasjet dhe ndalimet e paligjshme, në rrethana kur ndërhyn një palë e tretë, në këtë rast NATO.

Ndërkohë, avokati i viktimave ka afat deri më 14 tetor për të paraqitur prova lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa Prokuroria ka afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar shkresat e saj.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili monitoron gjykimet për krime lufte, ka thënë për Radio Kosovën se procesi i apelimit përfshin disa etapa dhe pritet të zgjasë disa muaj, nga dorëzimi i njoftimit për ankimim deri te vendimi përfundimtar.

Sipas tij, rregullorja e procedurës dhe provave parasheh disa afate për njoftimet, përgjigjet ndaj ankesave, paraqitjen e ankesave dhe caktimin e seancës në gjykatën e shkallës së dytë, raporton rtk, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend një projekt-nismë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se synon më shumë llogaridhënie dhe transparencë të kësaj gjykate, e cila është e zhvendosur në Holandë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy