Lajme

Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 20 September 2026

Pas pjesëmarrjes në protestën e mbajtur sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, këngëtari Ledri Vula ka ndarë një selfie me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ledri ishte pjesë e protestës “Jo në emrin tim”, ku iu drejtua qytetarëve edhe me një fjalim.

Pas përfundimit të protestës, Ledri publikoi fotografinë me Endrit Thaçin dhe e shoqëroi me mesazhin: “Të gjithë jemi me UÇK”.

-Advertisement-

Në protestën e sotme ishte i pranishëm edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, si dhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit. ndërsa pjesëmarrja e Ledrit dhe fjalimi i tij ishin ndër momentet që tërhoqën vëmendjen

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy